Kombëtarja

E do gjysma e Evropës, zgjedh Shqipërinë para Kosovës

Elvis Betulatt, kështu quhet 16-vjeçari i cili ka kaluar së fundmi testet te skuadra gjermane e Freiburg, por ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë të ardhmen e tij. Ofertat nuk i mungojnë dhe disa ai i ka zbuluar vetë. Bettulat për “Zëri.info” ka deklaruar mes të tjerash: “Ka qenë një javë shumë e mundimshme dhe profesionale te Freiburg në Gjermani. Gjithçka ka shkuar mjaft mirë, i kam kaluar të gjitha testet: mjekësore, fizike, taktike si dhe kemi pasur ndeshje kontrolluese. Ia dola të bind drejtuesit e kësaj skuadre”.

Më tej zbulon ofertat që i kanë shkuar në drejtim të tij: “Ende nuk kam vendosur se ku do ta zhvilloj karrierën time. Skuadra e Freiburg-ut mi ka parashtruar ofertat e saj, por menjëherë kam marrë ftesë nga tri skuadra tjera: Stuttgart, Nancy dhe Monaco. Shumë shpejt do të përzgjedhim klubin e ri”. Por nëse nuk ka vendosur në lidhje me klubin, ai e bën të qartë se do të luajë me Shqipërinë dhe jo me Kosovën. “Një kohë të gjatë isha në dilemë, por kam vendosur që do t’i mbroj ngjyrat e Shqipërisë, sepse aty e shoh karrierën time më me perspektivë”, ka deklaruar Betulatt

Related posts

Presidenti DUKA e thotë hapur: Po tentojnë të prishin KOMBËTAREN, sulmi ndaj PANUCCIT i orkestruar

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Mbrojtësi shqiptar dhuron një tjetër asist për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

MOMENTE RRËNQETHËSE/ Goli i Kosovës bën të “shpërthejë” gëzimi në “Elbasan Arena” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment