Futboll Seria A

E konfirmon klubi/ Interi transferon këtë sulmues, zbulohet kur mbërrin në Milano

Tashmë gjithçka është konfirmuar.

Presidenti i Racing Club, Victor Blanco ka thënë se javën e ardhshme do të finalizojë shitjen e Lautaro Martinez tek skuadra e Interit.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur. Javën e ardhshme do të finalizojmë shitjen e Lautaro Martinez tek skuadra e Interit. Ne nuk jemi duke negociuar për çmimin. Oferta që kemi sot është 22 milionë euro duke përfshirë (tatimet dhe shpërblimet) plus një bonos 10% për lojtarin në bazë të performancës. Tani do të bëjmë një pushim, sepse ne duhet të flasim me përfaqësuesit e klubit për të përcaktuar hollësitë që mungojnë”, tha presidenti Blanco për “La Oral Deportiva” dhe “Radio La Red”

“Nerazzurët” janë në negociata të avancuara për sulmuesin 20-vjeçar i cili kërkohet me insistim nga Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Related posts

Nicola Rizzoli: VAR-i eliminon gabimet, por jo polemikat

Sadik.Autor

HAZARD TEK REAL MADRID/ Ja transferta që “TUNDI THEMELET” në MERKATON verës

Delo.autor

Gentian Mezani flet hapur: Lojtarët të mos tolerojnë

Sadik.Autor

Leave a Comment