Champions League UEFA

Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit

Pavarësisht raporteve të ndryshme të mediave, UEFA ka vendosur të mos sanksionojë Unai Emery apo Nasser Al-Khelaifi për komentet e tyre kundër gjykimit pas ndeshjes të së mërkurës kundër Real Madridit.

Trajneri dhe kryetari i Paris Saint-Germain, ishin shumë kritik ndaj performancës së gjyqtarit Gianluca Rocchi në ndeshjen e parë të tetës së finales së luajtur në Santiago Bernabeu, të fituar nga Reali me rezultat 3-1.

Dyshja parisiene besonte se skuadra e tyre ishte ndëshkuar për faulle dhe nuk merrte vendime të rëndësishme që ata mendonin se ishin të merituar. Al-Khelaifi ndjeu se pala e tij ishte trajtuar padrejtësisht dhe dëshiron që situata të rishikohet.

PSG humbën nga Reali edhe pse ishin në avantazh 

“Kishte tre gabime, por nuk them se humbëm vetëm për këtë, vetëm se ata bënë një ndryshim. Ne nuk jemi Real Madrid, por kjo është e mjaftueshme, unë mendoj se UEFA duhet të bëjë diçka”, përfundoi sheiku i PSG-së.

Emery u bëri jehonë deklaratave të shefave të tij dhe gjithashtu preku gjyqtarët në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Kjo nuk e justifikon punën tonë, por ne mund të kthehemi në Paris dhe shpresojmë se gjyqtari nuk do të ndikojë në ndeshjen tjetër”, kishte thënë Emery.

Related posts

Roma shënon golin e tretë ndaj liverpoolit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 8 minuta lojë, Havertz ndëshkon me kokë Lille-n (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik, sulmuesi Werner mposht me kokë Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment