Futboll Seria A

Në pritje të rinovimit, shtohen pretendentët për shërbimet e Icardit

Drejtuesit e Interit dhe bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit, Wanda Nara, po negociojnë rinovimin e kontratës së sulmuesit argjentinas, por palët duken ende larg.

Oferta e zikaltërve është një kontratë me 7.5 milionë euro në sezon dhe eliminim të klauzolës, ose vendosje të një të tille në vlerën e 150 milionë eurove. Nga ana tjetër, Wanda ka pretenduar 10 milionë euro rrogë vjetore, ndërsa për klauzolën ka dhënë dakordësinë.

Ndërkohë që palët po punojnë për rinovimin, pretendentët për të marrë shërbimet e Icardit, shtohen nga dita në ditë. Kështu pas Realit të Madridit, së fundi në garë janë përfshirë edhe Chelsea e Bayern Munchen, ndërsa më herët, Mino Raiola ia propozoi Manchester Unitedit.

Më konkret duket interesi i Bayernit, që duket se do të humbë Lewandowskin në verë dhe shikon te Icardi sulmuesin ideal për t’i besuar dërgimin e topit në rrjetë.

Gjithsesi, duke njohur mirë klubin gjerman, duket gati e pamundur që të shpenzojnë 150 milionë euro për një futbollist, ndaj mediat italiane favorizojnë pikërisht Realin ose skuadrat angleze, për të marrë shërbimet e Icardit.

Related posts

SËRISH GAFË NË EUROPA LEAGUE/ “Topçinjtë” me fat, autogoli i dytë nga Molde (VIDEO)

Delo.autor

ECURIA FANTASTIKE E LAZIOS/ Igli Tare: Në fund mund të ëndërrojmë, objektivi i klubit është…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” mposhtin me 11-metërsha Frankurtin dhe shkon në finale

Delo.autor

Leave a Comment