Futboll

Emery: Real Madridi e di se do të vijë në Paris, por s’e di se me çfarë do të përballet në të vërtetë

Paris Saint-Germain tashmë ka nisur përgatitjet për vizitën e Real Madridit në “Parc des Princes” në muajin mars për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka thënë se në fakt Real Madridi nuk e di çka e pret në Paris, si dhe iu ka dërguar mesazh tifozëve të klubit ta mbështesin ekipin e tyre në përballje ndaj Madridit, transmeton Express.

“Në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë këtë. Është e vërtetë se në ‘Parc des Princes’ është vendi ku ne ndihemi si fuqi e madhe, siç e kemi parë edhe në 17 ndeshjet që i kemi fituar aty”, ka thënë Emery.

Trajneri spanjoll e ka paralajmëruar Realin për atë që, siç thotë ai, e pret në Paris.

“Real Madridi e di se do të vijë në Paris, por nuk e di se me çfarë do të përballet në të vërtetë”, ka shtuar ai. /Express/

 

 

Related posts

“NXEHET ATMOSFERA” NË SPANJË/ Dëshira për t’u zbavitur kalon cakun, ja si tifozi përfundon në shatërvan (VIDEO)

Delo.autor

RAMOS “OUT”/ Perez do të plotësojë dëshirën e trajnerit

Delo.autor

Rasti “Verrati”, Donnarumma duhet të tregojë qëndrimin e tij

Q.Autor

Leave a Comment