Futboll Sport

E BUJSHME/ Dëmtimi i tij do të zgjasë shumë, Zherard Pike mendon largimin nga futbolli për t’u bërë…

Koha e rikuperimit të tij pas dëmtimit të marrë ndaj Atletikos së Madridit në fundin e nëntorit janë ende të paqarta.

Ndërkohë Zherard Pike që në shkurt do të mbush plot 34 vjeç ka ndërmarrë hapin e tij më të madh në karrierën profesionale por edhe gjatë jetës personale duke kandiduar për postin e presidentit të klubit të Barcelonës.

Lajmi u bë i ditur nga media katalanase “Mundo Deportivo”, ku në brendësi të lajmit thuhet se qendërmbrojtësi blaugrana ishte i bindur se do të bënte ndryshimin e rëndësishëm në karrierë pasi ka marrë garanci të pakta nga mjekët e klubit për kushtet e rikthimit të tij në fushën e blertë.

Sipas gazetës prestigjoze, Pike thuhet se e ka marrë këtë vendim pas humbjes turpëruese ndaj Bajernit të Mynihut në Champions në gushtin e këtij viti, ku ka menduar se si futbollist ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe kishte ardhur momenti për të ndihmuar katalanasit edhe jashtë fushe.

Mbrojtësi 34-vjeçar katalanas ka eksperiencë si dirigjent pasi ka udhëhequr prej vitesh median e teknologjisë dhe inovacionit siç është “Kosmos Group”.

Related posts

NUK E PRISNIM/ Ja si ROMA do ta nderojë TOTTIN në ndeshjen kundër REALIT

Isa.Autor

RIKTHEHET NBA/ Lebron James nuk mjafton për Lakers,fitojnë Miami e Philadelphia

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Zhvilloi performancë fantastike, ja kush është zgjedhur njeriu i ndeshjes Portugali-Gjermani…

Delo.autor

Leave a Comment