Champions League UEFA

Emery shumë i bindur: PSG-ja mund të kualifikohet në çerekfinale të Champions League

Emery beson se PSG do ta eliminojë Madridin dhe do të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Unai Emery është “shumë i bindur” se Paris Saint-Germaini mund të kualifikohet në çerekfinale të Champions League, edhe pse liderët e Ligue 1 duhet të shënojnë së paku dy gola më shumë se Reali për të kaluar tutje.

PSG-ja humbi 3-1 nga Madridi në “Santiago Bernabeu”, ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 6 mars në Francë, në “Parc des Princes”.

“Gabime nga ana ime? Ekipi bëri paraqitje të mirë, futbolli është kështu”, u shpreh Emery para gazetarëve të premten. “Nuk e donim këtë rezultat, por në fushë bëmë atë që kam dashur”.

“Jam shumë i bindur se mund të kualifikohemi (në çerekfinale të Championsit). Duhet të jemi më efikas për të shënuar”, shtoi mes tjerash Emery.

Related posts

Roma beson në një tjetër natë magjike, Liverpool i “etur” për finalen e Kievit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Ajax mposht me “POKER” Dortmund-in

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Sevilla – United

Q.Autor

Leave a Comment