Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Liverpool pranë finales, Roma kërkon “mrekullinë”

Liverpool është vetëm një hap larg finales së tretë në Champions League në 15 vitet e fundit. Gjithsesi, Roma ka treguar në raundin e kaluar se mund t’i përmbysë tre gola disavantazh dhe kësisoj sfida në “Olimpico” mund të konsiderohet ende e hapur, pavarësisht fitores 5-2 që “të kuqtë” arritën në ndeshjen e parë në “Anfield Road”.

Roma do të kishte nevojë për një tjetër fitore 3-0, si ajo ndaj Barcelonës në çerekfinale, që përmbysi humbjen 4-1 në ndeshjen e parë. Edhe ky rezultat do t’i bënte punë italianëve. Lajmi i mirë për ekipin e Di Francesco është se mbrojtja e Liverpool fut ujë, sidomos në pjesën e dytë. Liverpool është në gjysmëfinalen e dhjetë në historinë e Champions League dhe në shtatë raste ka arritur të shkojë në finale.

Rekordi i tyre kundër ekipeve italiane është 10 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndërsa janë ngjallur shpresat e Romës në saj të dy golave të shënuar në fund të ndeshjes së parë, trajneri Jurgen Klopp deklaroi: “Do të ishte e njëjta situatë nëse do të kishin fituar 5-0 apo 5-1, sepse Roma do të bëj gjithçka deri në energjinë e fundit për përmbysje. Unë dhe çdo tifoz i Liverpool do të kishte firmosur me kënaqësi për një fitore 5-2 pa nisur ndeshja e parë.”

Në nëntë ndeshje të luajtura me kundërshtarë nga Anglia në fushën e saj Roma e ka rekordin 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Gjithsesi, vetëm fitorja 3-0 ndaj Chelsea, në fazën me grupe të këtij edicioni, ka vlejtur për diçka.

“Ylli” i Liverpool, Mohamed Salah, do të rikthehet në Romë, atje ku ka luajtur për dy sezone. Egjiptiani, autor i dhjetë golave për Liverpool në Champions League, ka shënuar 9 gola në 9 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha veprimtaritë.

Edin Dzeko është futbollistë më në formë për verdhekuqtë. Veç golit të shënuar në ndeshjen kundër Liverpool në Angli, boshnjaku shënoi edhe dy herë të tjera në ndeshjen e Serie A, ku verdhekuqtë fituan 4-0 ndaj Chievo.

“Të kuqtë” kanë shënuar 38 gola në 11 ndeshje të Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër në këtë veprimtari dhe i janë afruar rekordit historik të Barcelonës që shënoi 46 gola në 16 ndeshje.

Padyshim që ndeshja në “Olimpico” pritet të dhurojë gola. Tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Liverpool në të gjitha veprimtaritë kanë prodhuar tre ose më shumë gola.

Related posts

Valencia nuk hap rrugë, Cancelo gjithnjë e më larg Interit

Sadik.Autor

“E KAM ËNDËRR TË PËRFAQËSOJ SHQIPËRINË”/ Mesfushori Ethemi: Sfida Partizani-Kukësi? Mendoj se fiton…

Delo.autor

RINIS BUNDESLIGA/ Bayern-Schalke “hap vallen”! Por, mungojnë tifozët. Faji i Covid-19 në Bavari

Delo.autor

Leave a Comment