Champions League Futboll

Festa e madhe e Romës, kjo është mbretëresha e meme-ve

Fitorja dhe kualifikimi i Romës ndaj Barcelonës mbrëmjen e djeshme në Champions League, ishte një ditë e shënuar për tifozët verdhëkuqë. Përveç festës së çmendur në rrugët e kryeqytetit italian, nuk ka munguar atmosfera e zjarrtë edhe në rrjetet sociale. Sidomos, “memet” e shumta tallëse ndaj Barcelonës dhe ato gazmore për Romën.

Faqja zyrtare e AS Roma English, ka publikuar një foto gazmore me veshje për bebe me simbolin e klubit të tyre.

“Mund të shesim ca kostume të tilla pas 9 muajsh”- shkruhet karshi fotove të postura në “Twitter”.

Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e komentuesve të cilët nuk i kanë përmbajtur të qeshurat e shkaktuara nga fotot.

Një “meme” e tillë ka ardhur pas humbjes 3-0 që djemtë e Di Francescos i shkaktuan Barcelonës në “Olimpico” mbrëmë në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në takimin e parë Barça fitoi 4-1 në “Camp Nou” ndërsa në të dytin ekipi italian ka përmbysur gjithçka duke siguruar nj biletë për në raundin gjysmëfinal të Champions.

Edin Dzeko realizoi golin e avantazhit fillimisht në minutën e 6 të takimit, më pas në fraksionin e dytë De Rossi çoi shifrat në 2-0 nga pika e bardhë dhe Manolos finalizoi gjithçka me sukses në minutën e 82-të.

Related posts

Nga Kovacic te Joao Mario, ja numrat 10 që kanë zhgënjyer tek Inter

Q.Autor

Leicester – Manchester United, ja çfarë thonë statistikat

Delo.autor

MERKATO NUK ËSHTË MBYLLUR/ Sampdoria “prezanton” SERGIO RAMOSIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment