Europa League UEFA

Europa League/ Kualifikohet skuadrat e parë në 1/8-at e finaleve

CSKA-së së Moskës i ka mjaftuar vetëm një gol i shënuar nga Alan Dzagoev, në kohën shtesë të pjesës së parë, për të mposhtur rivalët serbë të Crvena Zvezdës (Ylli i Kuq i Beogradit) dhe për të kaluar në 1/8-at e Europa League.

Moskovitët duket se e merituan këtë sukses, pavarësisht se përballjet ishin tejet të dyluftuara, me takimin e parë në Beograd që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në sfidën e kthimit në Rusi ishin vendasit që patën kontrollin e ndeshjes, e madje edhe arritën të shënonin.

Futbollistët e Crvena Zvezdës u përpoqën të krijonin rastet e tyre, por asgjë për t’u shënuar veçse një goditje në portë, madje çuditërisht nuk morën as edhe një goditje këndi.

Skuadra moskovite kalon kështu në fazën tjetër, shorti për të cilin do të hidhet ditën e premte nga UEFA.

Related posts

Marseille-Leipzig, francezët janë të pakalueshëm në shtëpi

Sadik.Autor

Dyfishon Marseille, Salzburgu i Berishës ndëshkohet për herë të dytë (Video)

Sadik.Autor

LIVE/ Chelsea-Eintracht Frankfurt, Jovic barazon shifrat për miqtë

Delo.autor

Leave a Comment