Champions League UEFA

Kane: Chiellini mbrojtës i madh, ndeshje e vështirë ndaj Juves

Harry Kane i Tottenham Hotspur e ka cilësuar Juventusin si kundërshtar të vështirë, ashtu sikurse edhe mbrojtësin e tyre Giorgio Chiellini.

Tottenhami janë mysafirë të Juventusit në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe sulmuesi anglez, Kane, ka folur rreth kësaj ndeshje në konferencën për shtyp.

“Ai është një mbrojtës i mahnitshëm. Në ndeshjen time debutuese për Anglinë luajta ndaj tij dhe në pesë minutat e para ai bëri një goditje në mua dhe pastaj kisha këmbën e vdekur për 10 minuta”, ka thënë fillimisht Kane.

“Ishte sikurse një mirëseardhje e mirë për futbollin ndërkombëtar!”

“Ne e dimë se sa e mirë është mbrojtja e tyre si tërësi dhe padyshim edhe portieri i tyre. Ata janë një ekip fantastik dhe unë jam duke shikuar përpara për sfidën”.

Chiellini dhe Kane gjatë duelit (Getty Images)

“Ata kanë mbajtur shumë ndeshje rrjetën e pastër, por kemi shënuar shumë gola në Ligën Premier kështu që duhet të jetë një provë e mirë”.

“Ne jemi me të vërtetë të ngazëllyer, kjo është një lojë e madhe. Ka lloje ndeshjesh që ne duam të përfshihem. Ne presim me padurim dhe shpresojmë se mund të bëjmë një performancë të mirë”.

“Do të jetë e vështirë nesër mbrëma dhe shpresojmë të bëjmë punën mirë”.

“Në fund të ditës është 11 kundër 11 në fushën e futbollit. Ne kemi stilin tonë që duam të luajmë dhe kjo nuk ndryshon shumë. Ne do të luajmë në mënyrën se si duam të luajmë dhe përpiqemi të fitojmë ndeshjen”, përfundoi anglezi.

Related posts

FITORJA NDAJ JUVENTUSIT/ Koke: Kemi nevojë për një tjetër ndeshje…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barazim i “çmendur” në Ukrainë, Atletico feston me Moratan

Delo.autor

CHAMPIONS/ Vidal e ekzagjeron, Inter mbetet me dhjetë lojtarë kundër “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment