Futboll Premier League

FA Cup / Rochdale bën mrekullinë, gjithçka do të vendoset në “Wembley”

Tottenham nuk ka shkuar më tepër se një barazim me skuadrën e  League 1 (kategoria e tretë angleze) Rochdale. Ishte një ndeshje që doli më e vështirë sesa e kishte parashikuar skuadra e Mauricio Pochettino-s, që tani duhet të luajë një ndeshje kthimi në Wembley për të kaluar në raundin tjetër të FA Cup.

Ishin vendasit ata që kalaun të parët në avantazh me golin e Henderson në limitet e pjesës së parë. pas pushimit Tottenham fut në fushë peshat e rënda si Alli dhe Kane por ishte blerja e re Lucas Moura ai që barazoi rezultatin me golin e parë në ndeshjen e tij të parë si titullar me Spurs.

Në fund të takimit, Alli pengohet brenda zonës dhe arbitri akordon një penallti për miqtë që shndërrohet në gol nga Harry Kane. Gjithçka u duk sikur kishte mbaruar në favor të vizitorëve, por një gol në sekondat e fundit nga Davies rivendosi barazimin. Një ndeshje përrallore për Rochdale, që tani do të luajë një tjetër ndeshje me Tottenham.

Related posts

VIDEO/ Milan dyfishon shifrat ndaj SPAL, Cutrone i jashtëzakonshëm

Q.Autor

SUPER MILAN/ GATTUSO thur elozhe për HIGUAINIT, por “El Pipita” ka një SEKRET…

Isa.Autor

Morinho nis planin për United përgatit, 230 mln euro për yjet e Juves, Real dhe PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment