• Home
  • Futboll
  • OBJEKTIVAT E PRESIDENTIT TË KUKËSIT/ Safet Gjici: Duam titullin, në janar….
Futboll Kategoria Superiore Sport

OBJEKTIVAT E PRESIDENTIT TË KUKËSIT/ Safet Gjici: Duam titullin, në janar….

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, e sheh skuadrën e tij pretendente për të fituar titullin, paçka se për momentin Partizani është shkëputur disi.

Dje në një prononcim për “SuperSport”, Gjici foli për të gjitha temat në klubin verilindor. Ai sqaron çështjen e stadiumit në Kukës, synimet për merkaton e janarit dhe çështjen e Musollit.

RIVALITETI – “Unë besoj se ky kampionat është më i forti nga të gjithë vitet e tjera. Më përpara kanë qenë 3-4 ekipet e para që e bënin luftën, ndërsa sivjet janë të gjitha të forta. Rasti i freskët është kur ekipi i vendit të fundit, Kastrioti, mundi Flamurtarin. Edhe ne me Gjirokastrën fituam me vështirësi, apo edhe me Kamzën. Ju e dini objektivin tonë, është vetëm titulli kampion”, theksoi Gjici.

STADIUMI I RI – “Kryeministri Rama, në mbledhjen e qeverisë që pati në Kukës, e shpalli vendimin për të bërë stadiumin e ri. 50% qeveria dhe 50% federata. Kam kontaktuar në federatë dhe është mbyllur procedura e tenderit të projektimit. Është në fazat e mbylljes edhe procedura e tenderit të zbatimit. Unë besoj se nga fundi i dhjetorit do fillojë prishja te stadiumi aktual.

Besoj fort se me kompaninë që do fitojë tenderin e zbatimit, ta mbyllim punën brenda 6 muajve të parë të vitit tjetër”, sqaroi presidenti i Kukësit për stadiumin.

 NDESHJET SI PRITËS – “Tashmë kemi bërë një marrëveshje me Kamzën dhe ndeshjet brenda do t’i luajmë aty. Tifozët kuksianë nuk kanë pasur mundësi që ta ndjekin Kukësin kudo dhe ne po bëjmë përpjekje që t’ua çojmë Kukësin aty ku janë më afër. Në Kamzë vijnë e shikojnë ndeshjen edhe nga Kukësi, nuk kanë pse futen në Tiranë në atë trafik”.

SKËNDERBEU – “Skënderbeu ka stofin e vet, duhet vlerësuar maksimalisht. Nuk është Skënderbeu i viteve që kemi luftuar denjësisht për kampion, por gjithsesi mbetet i fortë. Pa diskutim që tifozët e kuptojnë që është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet ta mbështesin ekipin e zemrës. Them se ndeshja do jetë e fortë, por besoj shumë te stafi dhe ekipi që ta fitojmë”, deklaroi kreu i klubit.

MERKATO – “Ndreu dhe Nexhipi po mundohen të gjejnë lojtarë, jo shumë, sepse kemi kufizime tani në janar. Por, 2-3 lojtarë të rëndësishëm, qoftë edhe 4 që të bëjnë diferencën. Ne jemi gati që t’ia plotësojmë kërkesat Cungut, në mënyrë që ekipi të forcohet, sepse kampionati çdo javë e më shumë sa vjen e forcohet”.

MUSOLLI – “Unë në marrëveshjen e parë që bëra me Musollin, i thashë: ‘Nëse t’i nuk gjen ekip në Kosovë, ti derën tonë e ke si derën e shtëpisë tënde. Duhet t’i biesh në shqelm e ta hapësh’. Musolli është i rëndësishëm për ne. Jo vetëm Musollin, por askënd nuk flakim në rrugë.

Është dëmtuar, ka ecur shpejt me riaftësimin. Do shkojë në Turqi në fazë përgatitore dhe atje do jetë një grup special që do merret me Musollin. Besoj që nga shkurti do jetë gati për ne. Është i domosdoshëm për Kukësin. Ai mbetet i yni derisa të lërë futbollin”.

Related posts

RISIA NË ANGLI/ Manchester City zbulon fanellën e 3-të me HARTËN e qytetit (FOTO)

Isa.Autor

Nuk ndalet Kosova shënon golin e dytë ndaj Shqipërisë

Sadik.Autor

Milani në dyert e drejtësisë së UEFA-s/ Dënimi pritet brenda 3 ditësh

Sadik.Autor

Leave a Comment