Futboll Seria A

Federata italiane e brengosur për Milanin

Presidenti i komanduar i Federatës së Futbollit të Italisë, Roberto Fabbricini, e ka pranuar se është i shqetësuar nga lajmet rreth paqëndrueshmërisë financiare të Milanit, duke shtuar se do t’i kontaktojë drejtuesit e “Kuq e zinjve”.

Dje, mediat italiane raportuan se pronari i Milanit, biznesmeni kinez Yonghong Li ka bankrotuar, transmeton Express.

Në fakt, sipas Corriere della Sera raportoi se një tribunal kinez kishte urdhëruar procedura falimentimi kundër njërës prej kompanive të Li madje para se ai ta blinte Milanin në prill të vitit 2017.

“Jam i brengosur për Milanin, sepse bëhet fjalë për një situatë në një klub të madh që është element shumë i rëndësishëm i futbollit italian”, ka thënë Fabbricini.

Related posts

NDESHJA MIQËSORE/ Feston rekordin ndaj Shqipërisë, mbrojtësi i Uellsit i kërkon një “nder” Bejlit

Isa.Autor

Manchester City dominues në Premier, Championsi zbehu magjinë e Guardiolës

Sadik.Autor

SIMEONE DREJT LARGIMIT/ Gati rokadave e stolave në Europë, ja kandidati i parë

Delo.autor

Leave a Comment