Futboll Sport

GOLI I ANULUAR I MURIQIT/ Igli Tare kapet me futbollistin e Romës

Lacio e Igli Tares, u mposhtë mbrëmjen e djeshme nga Roma në derbin e kryeqytetit me rezultatin 2-0. Në minutën e 31-të, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje. Ky moment trazoi situatën në tribunë, teksa në njërën pjesë të saj, ishin vendosur edhe futbollistët rezervë të Romës.

Futbollisti brazilian Huan Zhezus provokoi lacialët, me brohoritje të tepruara dhe gjeste ngacmuese, pas golit të anuluar, teksa ky veprim i tij acaroi drejtorin sportiv, Igli Tare. Sipas “Correre dello Sport”, shqiptari, nuk duroi teksa shkoi te zona ku ndodhej futbollisti i Romës, duke debatuar për afro 30 sekonda. Pas këtyre shkëndijash me futbollistin romanist, Tare u rikthye për t’u ulur në krah të presidentit Lotito

Related posts

POGBA I BINDUR: Griezmann mund të bëhet një legjendë si Zidane

Isa.Autor

REKORDET NDJEKIN RONALDON/ Ylli portugez thyen legjendën Gert Myler, shkruan historinë nga Arabia

F.autor

DËMTIMET E KANË LËNË JASHTË/ Ançeloti pret Neymarin: Të përgatitet mirë, është themelor për Kupën e Botës 2026

F.autor

Leave a Comment