Futboll

Festa e Neymarit për ditëlindjen e 26-të: 50 të ftuar nga Brazili me gjithçka të paguar

Të hënën, Neymari mbush 26 vjet, por ditëlindjen do ta festojë të dielën me 5 shkurt – që do të jetë e para në Paris.
Nuk do të ndryshojë asgjë me vitet e kaluara edhe pas kalimit në Paris Saint Germain – Neymar do të bëjë festë të çmendur për ditëlindjen e 26-të.

Mësohet se do të jenë të ftuar mbi 50 persona vetëm nga Brazili. Atyre do t’iu paguhet gjithçka, akomodimi dhe qëndrimi në Paris gjatë javës, teksa nuk pritet të mungojnë edhe shokët që braziliani ka në Evropë.

Gjithashtu edhe familja do të jetë prezentë, ashtu si e dashura Bruna Marquezine, me të cilin është ribashkuar pak muaj më parë. Do të ketë personalitete edhe nga TV.

Festa do të bëhet në një nga restorantet në Paris dhe do të bëhet një ditë para ndeshjes së PSG-së, që sot takohet në orën 17:00 me Lille.

Në festë mund të mos marrin pjesë shokët te Barcelona, pasi të dielën nga ora 16:15 luajnë në udhëtim te Espanyoli.

Related posts

Shpëtim Gjika ironizon me Argjentinën: “Bilja“ edhe po të rritet…

Sadik.Autor

Rummenigge takohet me përfaqësues të Realit, nuk do ta besoni për çfarë u diskutua

Sadik.Autor

U eliminua nga Marseille, por Salzburgu feston titullin ne Austri

Sadik.Autor

Leave a Comment