Futboll Sport

ZYRTARE/ Mechelen në Belgjikë shkarkon Besnik Hasin

Pesë muaj zgjati aventura e Besnik Hasit si trajneri i Mechelen në Belgjikë. Tanimë ish-mbrojtësi i Kombëtares është shkarkuar nga klubi, mes një situate të tensionuar.

Me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e fundit dhe 11 humbje nga 45 ndeshje në total, situata e Hasit ishte bërë e vështirë edhe pse sezoni i shkuar u mbyll me sukses.

Hasi kishte probleme të brendshme që nga eliminimi në dhjetor nga “Croky Cup” ndaj Beerschotit. Konfliktet me tifozët gjithashtu i shtuan presionin. Pas një ndeshjeje, Hasi u përball me një tifoz të zemëruar, i cili e kritikoi për zëvendësimet e tij.

Fred Vanderbiest do ta udhëheqë ekipin në dy ndeshjet e ardhshme.

Related posts

“PO BLEJ MANCHESTER UNITED”/ Çfarë fshihet pas postimit të Elon Mask që ngriti peshë fansat e “Djajve të kuq”

F.autor

Marco Alia, në gjurmët e Berishës dhe Strakoshës te Lazio

Sadik.Autor

TURPËRON KEQ BRAZILIANIN/ Talenti i Argjentinës me klas përballë Coutinhos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment