Futboll

FIFA kundër agjentëve: Jam i shqetësuar për atë që po ndodh në futboll

Infantino është i shqetësuar për fluksin e madh të parave në futboll dhe për agjentët që po arkëtojnë fitime kolosale, për shkak të shantazheve që po u bëjnë klubeve.
Philippe Coutinho, Aubameyang apo Laport ishin disa nga transferimet më të kushtueshme në një xhiro milionash ku agjentët e lojtarëve krijojnë kushtet e nevojshme shpeshherë edhe në format e shantazhit, për të kristalizuar ndryshime që u garantojnë fitimet.

FIFA iu dorëzua pushtetit të agjentëve në vitin 2015 por presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, kërkon t’i japë fund pagesave të pandershme të atyre që konsiderohen shpesh si një e keqe e madhe e futbollit.

Agjentët paguhen nga dy ose 3 palë për një transferim, dhe ndonjëherë kushtëzojnë klubet në sakrifica ekonomike që janë fatale për buxhetin.

“Jam shumë i shqetësuar për fluksin e madh të parave që përfshin futbollin. Komisionet që i paguhen ndërmjetësve vazhdojnë të rriten në shifra alarmante ndërsa paratë që jepen për të rinjtë janë në rënie. Marrëveshjet më të mëdha të transferimit bëhen shpeshherë në një mënyrë jo të pastër dhe ngrenë pikëpyetje mbi keqpërdorimin e fondeve”, u shpreh Gianni Infantino, raporton SS.

Në sinkron të plotë me FIFA-n, UEFA përllogariti se në një periudhë kohore prej 4 vjetësh, agjentëve iu paguan 3 miliardë Euro nga klubet evropiane, si tarifa ndërmjetësimi.

Mjafton të përmendet vetëm një rast: Mino Raiola fitoi 45 milionë Euro nga Juventus, Manchester United dhe Pogba, për transferimin e lojtarit në “Old Trafford” në vitin 2016.

Related posts

Kristal Abazaj nën “lupën” e belgëve, ja çfarë ndodhi sot?

Sadik.Autor

TRIPLETË PREJ BOMBERI/ Publikohen pamjet e rralla të talentit Haaland në moshën 13-vjeçare (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA-HUDDERSFIELD/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Hazard nga pika e bardhë

Delo.autor

Leave a Comment