Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-ATHLETIC BILBAO/ Të dy ekipet do të masin forcat në përballjen e finales së Superkupës (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madrid dhe Atletik Bilbao do të masin forcat ditën e sotme në përballjen e finales së Superkupës së Spanjës. Sfida do të luhet në stadiumin “King Abdullah”, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Real Madrid vjen pas një ndeshje sfilitëse përballë Barcelonës, të cilën e fituan me rezultatin 3-2, por pas 120 minutash lojë. Nga ana tjetër Bilbao fitoi kundër kampionëve në fuqi të Spanjës, Atletiko Madrid me rezultatin 1-2.

Për Ançelotin do të mungojnë Karvahal, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe Asensio, i cili është i dëmtuar. Shikohet dhe kthimi i David Alaba, i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të fitojë trofeun e parë me madrilenët.

Nga ana tjetër, Bilbao nuk do të ketë ndryshime nga sfida me Atletiko Madrid dhe do të përpiqen të arrijnë sërish suksesin e vitit të kaluar.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

TURQI-UELLS/ Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBAPE PLAN PËR T’U LARGUAR DREJT REALIT/ Mund t’i humbasë PSG-së 185 milionë euro

Delo.autor

“MËKATET” ARBITRALE/ Jo vetëm CR7, Anglia fitoi Botërorin me një gol të paqenë

Delo.autor

Leave a Comment