Futboll

FOTO/ Kaçe zbret në stërvitje me skuadrën e re, do të mbajë një numër të çuditshëm

Pas bllokimit të transferimit te qipriotët e APOEL Nikosias për çështje nacionaliste, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe u huazua te klubi grek i Panathinaikosit.

Korçari zhvilloi sot stërvitjen e parë me bardhjeshilët, ndërsa klubi raporton se ai ka zgjedhur të mbajë fanellën me numrin 5. Kaçe u takua në fillim të stërvitjes me shokët e skuadrës, më pas vazhdoi programin e përgatitjeve. Panathinaikos nuk është në kondita të favorshme në kampionat, ku në 8 takime ka arritur të sigurojë 25 pikë. Ndërsa 2 pikë i janë hequr nga federata greke.

Bardhjeshilët do të ndeshen nesër me Panetolikosin në takimin e vlefshëm për javën e 20-të të Superligës greke. Ndërsa Kaçe pritet ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Related posts

ZBULON SEKRETET E PËRMBYSJES MADHËSHTORE/ Klopp shpjegon: U treguam të pacipë, ja çfarë i thashë ekipit

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po bind tek klubi i Serisë B, futbollisti i Kombëtares drejt largimit në janar

Delo.autor

BARCELONA-VALLADOLID/ “Katalanasit” kalon në epërsi, shënon Messi

Delo.autor

Leave a Comment