Të tjera

Teuta mposht Partizanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Teuta ka prerë një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë në baskeboll për meshkuj, pas fitores 81-75 arritur ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e dytë të këtij eventi, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet. Në finale, ekipi durrsak do të luajë ndaj Tiranës, e kualifikuar pak orë më parë, pas fitores 101-77 ndaj Kamza Basket. Ndeshja ka qenë e bukur dhe me emocione në shumicën e kohës, por gjithnjë e dominuar nga durrsakët, që ishin gjatë gjithë kohës superiorë në fushë, por pa krijuar një diferencë të madhe pikësh. Kjo bëri që për 30 minuta ndeshja të ishte e hapur dhe vetëm në 10-minutëshin e fundit të vuloset fitorja e Teutës.

Nga ndeshja Teuta-Partizani, 81-75

Ndeshja nis e ekuilibruar, skuadrat kërkojnë fitoren në periodën e parë, ku si Partizani ashtu dhe Teuta barazojnë disa herë shifrat. Durrsakët udhëheqin 21-18 pas periodës së parë, por shpejt nisin të shkëputen, duke krijuar një epërsi të lehtë pas përfundimit të 10 minutave të para, 42-33. Partizani është i çoroditur në parket, bën mjaft gabime dhe nuk është në gjendje të mbajë ritmin e Teutës, që në periodën e tretë thellon edhe më shumë shifrat, duke u shkëputur 66-51. Ky avantazh i jep më shumë siguri ekipit durrsak, ndërsa Partizani tenton deri në fund dhe rihap ndeshjen, por nuk ka forcën të përmbysë rezultatin. Teuta fiton 81-75, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë – Gjysmëfinalet e meshkujve (2 shkurt)

Tirana – Kamza Basket, 101-77 (19-14, 25-28, 29-20, 28-15)

Teuta – Partizani, 81-75 (21-18, 21-15, 24-18, 15-24)

Finale (3 shkurt)

Tirana – Teuta, ora 18:00 (Feti Borova)

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist: Momenti i duhur për të hedhur “KO” rivalët e Mercedes

Delo.autor

QERIMAJ SINJAL KUNDËRSHTARËVE/ Ja pesha që ngre në stil shtytje

Isa.Autor

“PARA, POLITIKË DHE FALSITET”/ Akuza e Raikonenn: Më mirë të jesh jashtë

Delo.autor

Leave a Comment