Futboll Të tjera

Frank Lampard zbulon ekipin më të mirë në botë

Manchester City po dominon në Premier League, në atë që ër shumë është kampionati më i mirë dhe më i vështirë në Europë. Por Pep Guardiola dhe “Qytetarët” e tij, falë paraqitjes mbresëlënëse të treguar në këtë sezon, e kanë bërë të duket si Bundesliga. Në fakt, bavarezët kryesojnë në Gjermani me një avantazh prej 18 pikësh ndaj vendit të dytë, ndërsa City ka 16 pikë më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga United.

Një dominim total, që është parë edhe në ndeshjen e 1/8-ve të luajtur kundër Basel, me këta të fundit që kanë pësuar gola në harkun e 23 minutave, teksa rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 4-0.

Paraqitje të tilla kanë shtyrë ish-mesfushorin Frank Lampard të thotë se: “Manchester City luan me stil, është shumë i aftë në kontrollin e topit, ka energji dhe mentalitet. Besoj se janë skuadra më e mirë e botës në këtë moment”. Vështirë ta kundërshtosh.

Related posts

TË PAZËVENDËSUESHËM/ Thesar më vete për Milan-in, pesë lojtarë vlejnë 85 milionë euro më shumë

Delo.autor

“MESSI MË UROJ FAT”/ Xavi: Për transferimet do të flas me Laportën

F.autor

MOLDAVIA BEFASON ÇEKINË/ Ndërlikohet Grupi E, “përzihen” kartat e favoritëve

F.autor

Leave a Comment