Kategoria Superiore Shqipëri

Lushnja pret përgjigjen e Artan Banos

Humbja me Vllazninë fundjavën e kaluar ka lënë pasoja tek Lushnja. Myzeqarët që duket se kanë marë rrugën e kthimit në Kategorinë e Parë duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit, pasi shkodrani Hysen Dedja është larguar përfundimisht nga drejtimi i skuadrës. Prej dy ditësh ekipi është stërvitur nga asistenti dritan Çuko ndërkohë që drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur trajnerin e ri. Lajme pranë klubit bëjnë të ditur se ka patur një bisedë më ish trajnerin Artan Bano që të rikthehet në drejtimin e ekipit, por që për momentin asgjë nuk është arritur. Duket se objektivi i Lushnjës për periudhën e mbetur të sezonit është të konfigurojë ekipin për edicionin e ardhshëm, me shpresën që të rikthehen sërish në Superiore. Një pjesë e mirë e veteranëve janë vënë në shënjestër nga tifozët por edhe ish trajneri Dedja, ndërkohë që shumicës së futbollistëve aktual u përfundon kontrata në përfundim të këtij edicioni. Lushnja shkon këtë fundjavë në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin dhe gjasat janë që skuadra të drejtohet pikërisht nga Dritan Çuko në pritje të konfirmimit të trajnerit të ri. Vete futbollistët kanë kërkuar rikthimin e Banos në krye të skaudrës ndërkohë që ish trajneri ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare për të ardhmen.

 

Related posts

U LARGUA NGA TIRANA DY DITË MË PARË/ Shfaqet Nevil Dede. Ja ku ndodhet ish-trajneri “bardheblu”… (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dy ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE(

Delo.autor

NGA DERBI NDAJ TIRANËS TEK TEUTA/ Kalendari nuk e favorizon Partizanin. “Të kuqtë” luajnë sezonin për 8 ditë

Delo.autor

Leave a Comment