Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Nuk ka fund makthi i Ramos, situata e mbrojtësit shqetëson drejtuesit e PSG-së

Tifozët e PSG duhet ende të presin për të parë në fushë Serxhio Ramos. Spanjolli  pritej të stërvitej me ekipin sot, por ka zhvilluar ushtrime i vetëm sepse nuk është gati për të luajtur.

E përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bënte të ditur se mbrojtësi do t’i bashkohej ekipit në stërvitjen e sotme. 34-vjeçari dëmtoi gjurin gjatë muajit korrik dhe nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë ekipin gjatë këtij sezoni. Ndeshja e fundit për Ramosin ishte në datën 5 maj kundër Çelsit.

Sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë të premten ndaj Lilës ne kampionat, por as të mërkurën tjetër kundër Lajpcigut, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.

Dëmtimet e shumta të Ramosit kanë shqetësuar drejtuesit e francezëve. Mbrojtësi firmosi për dy sezone me PSG-në gjatë verës së kaluar pasiu afrua me parametër zero nga Reali Madrid.

Related posts

KRYEQYTETI ITALIAN NË FESTË/ 50 mijë në stadiumin e Romës për të parë në ekrane ndeshjen e Tiranës

F.autor

DËMTIMET E KANË LËNË JASHTË/ Ançeloti pret Neymarin: Të përgatitet mirë, është themelor për Kupën e Botës 2026

F.autor

RRËFEN “TRADHTINË” PËR SPORTIN E PREFERUAR/ Ozil: Futbolli nuk më argëtonte, kështu që…

Delo.autor

Leave a Comment