Futboll Seria A Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo do të mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme tek…

Kristiano Ronaldo mund ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme te Juventusi. Vetë menaxheri i tij Horge Mendes tregon për “Sky Sport Italia” se 34-vjeçari është i lumtur në ambjentin bardhezi dhe përderisa ka firmosur kontratën për të qëndruar deri në vitin 2022, atëherë janë të gjitha gjasat që ai mund ta mbyllë kapitullin e tij si lojtar profesionist në Torino.

“Ai është i lumtur te Juventusi. Ata kanë një trajner të madh. Po, Ronaldo mund ta përfundojë karrierën te Juventusi. Ai ka nënshkruar kontratë”, zbulon të ardhmen e Ronaldos Mendes.

Portugezi ka fituar me bardhezinjtë 1 kampionat dhe 1 Superkupë të Italisë që kur u transferua në verën e 2018 nga Real Madridi. Përgjatë kësaj kohe, ai ka shënuar 39 gola në 62 takime me “Zonjën e Vjetër”. Ronaldo ëndërron që të fitojë Ligën e Kampioneve për herë të gjashtë në karrierë, por këtë herë me fanelën bardhezi. Juventus nuk ia ka dalë prej 23 vitesh të ngre lart trofeun e Ligës së Kampioneve.

2561594_w1

Related posts

U largua nga Kombëtarja/ Flet agjenti i sulmuesit të Milanit: Është e kotë të flasësh

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Inter dhe Conte në ankth për bomberin Lukaku, por gjendja e tij fizike…

Delo.autor

E PAZAKONTË NGA GJERMANIA/ Trajneri vishet si peshkatar kur skuadra e tij humb 5-1, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment