Futboll Sport

ZGJEDHJET TE BARCELONA/ Rikthimi i Pikesë, nga i pavlefshëm në titullar për Ksavin

“Ai nuk e ka harruar punën e mbrojtësit. Një largim me kokë i rëndësishëm që ia vlen ta duartrokasësh”.

PIKE

Kështu ka përmbledhur “Gazzetta dello Sport” në analizën e saj, paraqitjen e bërë nga mbrojtësi i Barcelonës, Xherard Pike, për ato pak minuta që u aktivizua në mesjavë në Ligën e Kampioneve.

Dhe me sa duket mbrojtësi veteran ka nisur të ndryshojë historinë e tij te Barcelona.

 

 

Nga i pallogaritshëm në skuadër, atij i ka ardhur shansi në derë për të fituar vendin e titullarit dhe për të vënë në vështirësi kolegët e tij.

Dëmtimet e Arauhos, Kundesë, Kristensenit e kanë futur në krizë mbrojtjen e Barcelonës dhe Xherard Pike së bashku me Erik Garsian janë të vetmit qendërmbrojtës që Ksavi i ka në dispozicion dhe të padëmtuar.

Pike, i cili e dinte se ishte dënuar praktikisht nga Ksavi dhe për një moment mendoi se situata e tij nuk do të ndryshonte, e sheh veten përpara mundësisë së sezonit. Nëse del mirë nga kjo “tango” e fundit…

Related posts

REALIZOI NJË SUPER GOL NDAJ KURBINASVE/ Flet Dejvi Bregu: Iu tregoj “çelsin” e suksesit ndaj Laçit

Delo.autor

“BABAGJYSHI” DE GEA/ Shikoni dhuratën që i ka bërë Mustafit… (VIDEO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Çinari gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet. “Bardheblutë” kërkojnë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment