Futboll Seria A

Gattuso zbulon: Gascoigne është njeriu që më ka ndihmuar më shumë…

“Do të kem gjithmonë kujtime të mëdha nga sezoni që kalova në Skoci me Rangers. E kam dashur shumë dhe e dua ende atë periudhë. Ishte pikërisht në Skoci që mendova se mund të bëhesha futbollist profesionist.” Intervistë speciale për Gennaro Ivan Gattuso për revistën “FourFourTwo”, pikërisht në lidhje me 12 muajt e kaluar në Skoci, sezoni 1997-1998: “Në Perugia më mungonte diçka nga ana psikologjike, nuk isha i fortë aq sa duhet. Kisha frikë se mos gaboja, ndërsa në Glasgow u përmirësove shumë. Atje e kuptova se mund të kisha pasur një karrierë të rëndësishme në nivele të larta, mbi të gjitha në saj të shokëve të skuadër, njërit në veçanti…”

Gattuso tha: “Do të kem gjithmonë kujtime të mëdha mbi Paul Gascoigne edhe pse nuk do të harroj kurrë kur urinonte te çorapet e mua. Pavarësisht kësaj, ishte gjithmonë i sjellshëm. Unë do të kujtohem gjithmonë për zemrën e tij të madhe”

Gattuso nuk do të harrojë kurrë fjalët e një personazhi origjinal, le të themi piktoresk: “Në Gllasbou pata fatin të luaja me bashkë me futbollistë të mëdhenj si Brian Laudrup, Jonas Thern dhe Paul Gascoigne. Gazza ndoshta nuk ishte maksimumi nga pikëpamja e sjelljes, por unë e falënderoj si një nga njerëzit që më ka ndihmuar më shumë në karrierën time. Më dha këshilla shumë të rëndësishme që më ndihmuan të futesha në një realitet të ri për mua si ishte Skocia në atë kohë. Pastaj me shakatë e tij ma mbante gjithmonë moralin në qiellin e shtatët. Isha fëmijë dhe qeshja si i tillë.”

Related posts

ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares prezantohet te skuadra rumune, i japin numrin e legjendës

Isa.Autor

NDJESHJE PËR T’U HARRUAR/ Çmenduria e Cavani-t, që i kushtoi kartonin e kuq kundër Brazili-t

Delo.autor

“Fenomeni” Ronaldo: Salah si Mesi, por fiton Reali

Sadik.Autor

Leave a Comment