Futboll Premier League

VIDEO/ Talenti çmend tifozët e United, e krahasojnë me Scholes

Angel Gomes është një nga talentet e rinj më interesant që aktivizohet në skuadrat e moshave të Manchester United aktualisht.

Gomes, i cili ka luajtur me më të mëdhenj në moshë se ai tek United, luajti si zëvendësues në fitoren 4-0 ndaj Yeovil në takimin e vlefshëm për raundin e katërt të FA Cup.

Mendohet se ylli 17-vjeçar do të bëhet pjesë e skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho në një të ardhme të afërt, por aktualisht ai po aktivizohet me të rinjtë e United. Gjatë ndeshjes që skuadra U-19 e Manchester United fitoi me rezultatin 2-0 ndaj serbëve të Brodarac, Gomes i bëri për vetë tifozët pasi dhuroi disa numra klasi me driblimet e tij. Edhe pse nuk shënoi dot gol në takimin e së mërkurës, tifozët e United kanë bërë komente pa fund në rrjetet sociale, duke thurur elozhe për 17-vjeçarin, të cilin e krahasojnë me legjendën e klubit, Paul Scholes.

Shumë prej tyre shprehin dëshirën për ta parë në skuadrën e parë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fitorja ndaj Brodarac i siguroi skuadrës së Manchester United kualifikimin për në fazën tjetër të “UEFA Youth League”./EDS/

Related posts

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ Kukësi arrin akordin me dy lojtarët e klubit…

Delo.autor

Sidrit GURI konsolidon rolin në Belgjikë, ish-sulmuesi i KUKËSIT i padiskutueshëm te Ostende

Isa.Autor

Brazili eleminon Meksikën/ Neymar e dërgon “selesaon” në çerekfinalet e “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment