Bundesliga Futboll

Leipzig-Augsburg, e premtja është e zezë për ekipin udhëtues

Java e 22-të e Bundesliga-s do të hapet me Leipzig-Augsburg, dy skuadra me situata të kundërta financiare. Ndërsa Leipzig ka mbështetjen e Red Bull, Augsburg nuk ka të njëjtën fuqi shpenzuese. Pavarësisht nga kjo, dy ekipet janë të ndara vetëm nga katër pikë në renditjen e kampionatit gjerman. Leipzig është në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Augsburg është i shtati me 31 pikë.

Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren befasuese 1-0 të arritur nga Augsburg në shtëpi. Në tri ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në Bundesliga, të dy formacionet kanë marrë nga një fitore, një humbje dhe një barazim. Edhe pse Augsburg ka bërë një paraqitje të pranueshme në transfertë (3 fitore, 3 barazime, 4 humbje), ata nuk kanë pasur sukes kur kanë luajtur në fushën e ekipeve të mëdha të kampionatit dhe kanë humbur kundër Bayern Munich, Schalke 04 dhe Borussia Mönchengladbach.

Por Leipzig është skuadra e Bundesliga-s që ka fituar më shumë ndeshje të luajtura ditën e premte. Ata kanë marrë katër fitore, katër barazime dhe asnjë humbje. Nga ana tjetër, Augsburg nuk ka fituar asnjë nga 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur të premten dhe është në pritje të suksesit të parë në katër vitet e fundit.

Related posts

“JAM ENDE NË KONTRATË ME LIVERPOOL”/ Portieri Karius thyen heshtjen: Ja çfarë më tha Klopp…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LILLE-S PËR SUPERKUPËS SË FRANCËS/ Pochettino: Nuk do të jetë një revansh, por një hakmarrje…

Delo.autor

SHKËLQEU ME GOL NDAJ ROMËS/ Mosha thjesht numër për Ibrën, goli i 400-të shpërblehet me… kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment