Futboll Të tjera

Gjithçka nisi nga “FederBet”, arrin në 30 numri i të arrestuarve për trukime në Spanjë

Gjithçka filloi me një denoncim nga FederBet në mediat spanjolle tre vite më parë. “Në Kategorinë e dytë dhe të tretë spanjolle po trukohen ndeshje masivisht në favor të basteve sportive në kompanitë aziatike”, ishin fjalët e sekretarit Baranka. Ashtu si në Shqipëri, pasi akuzoi Skënderbeun, shumëkush e cilësoi këtë një tenatativë të FederBet për të fituar tregun spanjoll, pasi kompania u bë shuëm shpejt konsulente e La Liga kundër manipulimeve.

Por FederBet dorëzoi dosjen në polici ku filluan hetimet të cilat kulmuan me dhjetëra arrestime dhe mandate arresti në klube të ndryshme të kategorisë së dytë dhe të tretë spanjolle gjatë dy ditëve të fundit. Sipas mediave spanjolle, ekziston një listë prej 51 ndeshjesh që mendohen të jenë të trukuara në favor të basteve sportive.

Mes këtij numri të madh ndeshjesh janë edhe ato të skuadrave të dyta të Real Madrid (Kastija) dhe Barcelonës (Barcelona B). Bëhet fjalë për takime të tre sezoneve të fundit në të cilat janë vënë re luhatje të mëdha të koeficientave të basteve dhe për të cilat policia ka vendosur nën hetim shumë persona, duke zbuluar një organizatë të mirëfilltë kriminale që vepronte në Spanjë. 

Related posts

KA ENDE SHPRESË/ Ish-drejtori i MILANIT shpreson te rikthimi i RONALDOS KUQEZI

Isa.Autor

“TIRANA ËSHTË MË E FORTË SE KUKËSI”/ Egbo: Ja çfarë nuk shkoi në ndeshjen e sotme…

Delo.autor

Heynckes diskuton integrimin e Tolissos te Bayern Munich

Q.Autor

Leave a Comment