Kategoria Superiore Shqipëri

LIVE Vllaznia-Teuta/ Durrsakët të gjithë në sulm, Kruja shpërdoron rastin e artë (VIDEO)

Vllaznia dhe Teuta luajnë sot një “finale”, por nga ato që janë të hidhura për t’u parë, pasi në Shkodër diskutohet zona e ftohtë e tabelës. Vendasit dhe durrsakët ndahen nga vetëm një pikë në renditje, dha mbajnë respektivisht vendin e tetë dhe të nëntë.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo sfidë, duke parë që të dyja janë në nevojë emergjente për pikë.

vucaj

LIVE | Vllaznia-Teuta 2-0

Gol: Çinari 27′, Malota 35′

KOMENTI LIVE

66’ Kruja ka rastin e artë për të ngushtuar shifrat, por goditja e tij pritet nga Sherri.

64’ Alhasan i lë vendit Krujës.

62’ Disa goditje të njëpasnjëshme nga këndi për durrsakët, që gjenden totalisht në sulm.

56’ Bilali ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa për Sukajn, që ishte në një kundërsulm të shpejtë. Ndërkohë, ka edhe një dëmtim për sulmuesin.

53’ Lë fushën e lojës Lajthia, në vendin e tij Dediç

52’ Çyrbja depërton në krahun e djathtë të sulmit, dhe Mersini e ndal me faull. Goditje e lirë për durrsakët. Karton i verdhë për Mersinin.

48’ Lika merr një top nga Vucaj në krahun e djathtë. Shkodrani shmang Hakajn, por topi i krosuar kontrollohet nga portieri Kastrati.

48’ Lika merr një top nga Vucaj në krahun e djathtë. Shkodrani shmang Hakajn, por topi i krosuar kontrollohet nga portieri Kastrati.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia-Teuta 2-0

45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.

35’ GOOOL Malota. Sërish në festë shkodranët. Malota vjen nga mbrojtja, dhe në një goditje këndi, futet në zonë dhe me kokë ndëshkon për herë të dytë durrsakët.

 

 

27’ GOOOL Çinari. Një gol mjaft i bukur, nga shumë metra larg portës. Kastrati nuk mund ta ndalë të majtën nga vendi të Çinarit.

25’ Hakaj lëshon një të djathtë të bukur nga jashtë zonës, por topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë.

19’ Zëvendësim i detyruar për Teutën. Ante Hrkaç dëmton këmbën, pas një dyluftimi në mesfushë. Begeja hedh në fushë Mustafov.

16’ Vucaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon vetëm pak jashtë portës.

15’ Sukaj vepron bukur, teksa kalon topin sipër Bilalit, dhe ky i fundit rrëshket, ndërsa sulmuesin e ndal me një ndërhyrje nga mbrapa. Goditje dënimi për Vllazninë.

11’ Lika harkon bukur në zonë, por Shkalla bllokon me kokë, e më pas Kastrati kontrollon topin.

4’ Teuta kroson me Çyrbjen, por topi ndalet nga Mersini.

1′ Nis takimi në Shkodër.

FORMACIONET 

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Vucaj, Orelesi, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Teuta: Kastrati, Gjeorgjievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkaç, Çyrbja, Beqja, Lajthia, Alhasan, Latif. Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Related posts

PAS HUMBJES ME PËRMBYSJE NDAJ BYLIS/ Trajneri Ndreu: Po mundohemi të gjejmë problemin, por…

Delo.autor

Shkëlqen Rubin Hebaj, Kombëtarja e Bushit mposht Maltën në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Isa.Autor

RIKTHEHET DHUNA NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Goditet barbarisht arbitri në Peqin

Delo.autor

Leave a Comment