Bundesliga Futboll

Hamburgu i Mavrajt, një bebe mban peng formacionin

Hamburg-u ka marrë dy pikë në dy ndeshjet e fundit, por në fushë nuk ka qenë mbrojtësi Mërgim Mavraj. Këtë javë ai pritet të rikthehet në fushë, pasi skuadra e tij ka probleme në prapavijë. Bernd Hollerbach, trajneri skuadrës gjermane, duhet të gjejë një zgjidhje, pasi do të mungojë në ndeshjen me Borussia Dortmund. Tekniku ka pranuar se 23-vjeçari Gideon Jung është një opsion për këtë javë.

Ajo që mbetet për t’u përcaktuar është se ku do të luajë i riu, në mbrojtje apo në mesfushë. Në treshen e prapavijës pritet të jetë titullar edhe Mavraj, por ai që mban ende në ajër formacionin e Hamburg-ut është braziliani Walace, i cili pret të bëhet baba për të dytën herë, pasi e dashura e tij Kamila pret të lindë dhe kjo me shumë mundësi do të ndodhë nesër sipas parashikimeve të mjekëve.

Trajneri Hollerbach ia ka bërë të ditur brazilianit se është shumë i rëndësishëm për takimin e së shtunës, pasi e ka llogaritur për të luajtur pikërisht në qendër të mbrojtjes. Gjithsesi në këto kushte Walace shihet më shumë jashtë.

“I thashë atij, gruaja e tij duhet të marrë më shumë kohë”, thotë me shaka trajneri i Hamburg. “Afati për të lindur shpesh del që është shumë herët dhe fëmija ndoshta do të lindë dy javë më vonë. Më duhet të flas me të përsëri”, shprehet Hollerbach, i cili e kupton edhe situatën e lojtarit të tij, që nuk është e thjeshtë dhe dëshiron të jetë pranë familjes.

“I kam thënë atij që gjithmonë të vijë tek unë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira, ai më rrëfehet gjithmonë e më shumë dhe e justifikon besimin tonë në fushë. Është shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar trajneri Hollerbach për mediet në Gjermani.

Related posts

RRËFEN EMOCIONET PËR PRANINË E TIFOZËVE NË “ANFIELD”/ Klopp: Zhurma që bënin, po dridhesha… (VIDEO)

Delo.autor

Emre Can: Brenda 3 viteve do të jem një super lojtar

Sadik.Autor

TALENTET PREMTUES/ Ja 5 lojtarët që duhet të ndiqen në Seria A, një SHQIPTAR mes tyre

Isa.Autor

Leave a Comment