Futboll La Liga

Suárez: Nuk kam ndikuar aspak në nënshkrimin e Coutinhos

Luis Suarez dha një intervistë për “La Vanguardia”, në të cilën ai shpjegoi se gjuri i tij ishte arsyeja për thatësirën e të shënuarit në fillim të sezonit. Sulmuesi uruguajan i Barcelonës pranon se largimi i Neymar ishte një goditje e fortë, ndërsa foli për marrëdhënien e tij me Messin dhe fërkimin me rivalët në fushë.

Ai, gjithashtu, siguron se nuk ka pasur ndonjë ndikim në nënshkrimin e Phillipe Coutinho, por ajo që është më e mrekullueshme, ai mbron Gerard Piqué, i cili u dërgoi shenjën e heshtjes tifozëve të Espanyol. Lidhur me këtë të fundit, Suarez tha:

“Çdo njeri ka mënyrën e tij të relaksuar, për të shprehur atë që ka brenda. Ai reagim ishte më i pakti që mund të bënte pasi iu përfshinë në ofendime fëmijët dhe gruaja. Kjo ishte gjëja më serioze, jetoj me të, e njoh dashurinë që ka për gruan dhe fëmijët e tij. Tifozët e Espanyol e tejkaluan kufirin, sepse për këdo që është një baba, i dhemb. Reagimi i tij është i kuptueshëm, sepse ai nuk ka bërë asnjë gjest tjetër. Unë, gjithashtu, e kam përdorur atë gjest. Eshtë diçka minimale, ky reagim vjen nga brenda, por nuk duhet ta bëjmë këtë çështje më të madhe. Është e qartë se ekziston një kufi, por rrëmuja është esenca e futbollit kudo”.

Lidhur me mungesën e golave të tij ​​në fillim të sezonit, sulmuesi uruguajan dha këtë sqarim: “Isha i shqetësuar shumë, sepse kërkoja më tepër gola, por arsyeja e kësaj thatësire ishte problemi në gju. Nuk isha i njëjti, intensiteti nuk ishte si më parë… Për shkak të dhembjes, pushimi ishte shumë i rëndësishëm për t’u rikuperuar”. A ka pasur ndikim ai në transferimin e Coutinhos te Barcelona.

Luis Suarez përgjigjet: “Nuk kam ndikuar aspak në nënshkrimin e Coutinhos. Kjo ishte përgjegjësi e klubit. Natyrisht, kam biseduar me atë, sepse është një shok, që kemi luajtur te Liverpool dhe kam kërkuar për ta ndihmuar”. Ndërkohë, lidhur me marrëdhëniet e tij me Messin, uruguajani shtoi: “Është një ndjenjë që ta nisim ditën së bashku. Çdo mëngjes, para se të trajnohemi, e pimë kafen së bashku. Duke qenë një uruguajan dhe një argjentinas, jemi edhe më të afërt. Edhe gratë tona rrinë së bashku, pastaj edhe fëmijët tanë kanë mosha të ngjashme dhe i ndajnë gjërat. Leo është partneri dhe miku im, gjithmonë do të jetë kështu”.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Vllaznia dhuron gjak për të plagosurit, ja situata emergjente

Delo.autor

PREZANTIM SPEKTAKOLAR ME KATAMARAN/ “Magjistari” francez ndez tifozët në Kalabri (FOTO)

Delo.autor

Chelsea-Man City/ Superkupa është “makthi” i Guardiolës (STATISTIKA)

Isa.Autor

Leave a Comment