Bundesliga Futboll

“Herr” Heynckes e bën Bayernin një makinë pothuajse të përsosur

Faza e katërt e Jupp Heynckes si trajner i Bayern Munich nuk mund të shkonte më mirë. Tekniku veteran, 72 vjeç, njoftoi tërheqjen e tij në vitin 2013, pasi fitoi “tripletën” me bavarezët. Ai “hapi krahun”, meqë klubi kishte nënshkruar njëkohësisht me Pep Guardiolën. “Nuk është kthim, është shërbim nga një mik”, – tha ai për të justifikuar rikthimin e tij. Heynckes trashëgoi një ekip në “rënie të lirë”. Bayern Munich ishte i dyti në renditje, pesë pikë mbas Dortmundit, kur ishin luajtur shtatë javët e para të Bundesligës dhe ishte mundur 3-0 në Champions, nga PSG-ja. Një humbje që u konsumua nën drejtimin e Ancelottit. “Duhej të rivendosim veten, trajnimi tani është më intensiv”, – tha Lewandowski, i cili fajësoi “Carletto” për “plagët” e shumta. Ardhja e “Herr” Jupp dha rezultate të menjëhershme. U deshën vetëm tri ndeshje për të sulmuar kreun e Bundesligës. Jo vetëm kaq. Heynckes e ka bërë Bayernin një nga ekipet më në formë në Europë me Juventusin, i cili gjurmon numrat e bavarezëve. Bilanci që nga ardhja e tij është e paarritshme: 19 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 21 ndeshje.

Ecuri e denjë për një tjetër tripletë? “Jup ka pasur një rikthim të mrekullueshëm, ne rrallë kemi pasur Krishtlindje të tilla të relaksuara”, – tha Karl-Heinz Rummenigge. Bayerni është në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pasi eliminoi Leipzigun dhe Dortmundin. Para përplasjes së sotme me Schalken, bavarezët janë 18 pikë përpara Leverkusenit të vendit të dytë. Një rekord pikësh, që mund të çojë në fitimin e Bundesligës në javën e 25-të dhe Bayern Munich të bëhej kampioni më i parakohshëm në histori. E megjithatë, Heynckes është në prag të ballafaqimit me Besiktas në raundin e radhës të Champions-it, ndaj ul euforinë. “Tifozët mund të ëndërrojnë, por tripleta nuk mund të planifikohet. Qëllimi është Bundesliga dhe pastaj të shohim në Kupën e Gjermanisë. Champions-i është kompeticioni më i preferuar, por për të ka një garë të gjerë kandidatësh “.

Heynckes nuk dëshiron të ushqejë shpresën për vazhdimësinë e tij në stolin bavarez. “Është e pamundur të vazhdosh përtej 2018, – theksoi ai pas mbërritjes. – Është një humbje kohe dhe unë mendoj se kjo çështje duhet të jetë e mbyllur”, – përsëriti ish-trajneri i Athletic dhe Real Madridit këtë javë. Tani, Heynckes, mbi rezultatet, ka rifituar thelbin e Bayernit, duke fuqizuar skuadrën. Kimmich është pasuesi i dytë më i mirë i Bundesligës, me shtatë asiste. Përveç kësaj, ai ka gjetur një version të mirë të Ribery dhe Robben. Më e mira e tyre, sipas moshës, është e pamundur.

Related posts

Mbyllet sezoni për Odegaard, pritet rikthimi te Real Madrid

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA GREQIA/ Klubi gjigant i Olympiakos kërkon të transferojë mesfushorin e Kombëtares…

Delo.autor

DËNIMI I JUVENTUSIT/ Si ndryshon renditja e Serisë A, bardhezinjtë me distancë të njëjtë për Europën dhe për të rënë

F.autor

Leave a Comment