Bundesliga Futboll

Robben flet për të ardhmen: Po i shqyrtoj të gjitha mundësitë

Arjen Robben ka zbuluar se po konsideron të gjitha ofertat nga klubet e tjera, pavarësisht se fitoi titullin e 11-të gjatë karrierës së tij, teksa Bayern Munich u konfirmuar kampion i Bundesliga.

34-vjeçari Robben, i cili shënoi golin e tretë në fitoren 4-1 ndaj Augsburg, ditën e shtunë, e ndihmoi skuadrën bavareze të fitojë titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë, i shtati për të me ekipin gjerman ku luan që nga vitit 2009.

Në qershor, holandezi do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale sepse i përfundon marrëveshja me Bayern Munich.

“Skuadra të tjera më kanë kontaktuar, – tha Robben që e ka fituar titullin kampion edhe në Angli e Spanjë si pjesë e Chelsea dhe Real Madrid. – Do të vendos me qetësi, por e pranoj se aktualisht nuk është vetëm Bayern në mendjen time, kur më duhet të mendoj për të ardhmen.”

“Për mua është e rëndësishme të ruaj përqendrimin në muajin e futbollit të sezonit, më pas do të shqyrtoj të gjitha ofertat që kam në tavolinë. Në futboll gjithçka mund të ndodhë,” – tha sulmuesi që ka fituar Champions League me Bayern në vitin 2013.

Related posts

“FANSAT TËRBOHEN ME POSTIMET “TOPLES”/ Erjona Sulejmani i heq të gjitha në pushime (FOTO)

Isa.Autor

E PABESUESHME NË PREMIER/ I shënon Tottenhamit një gol fantastik dhe feston si Simeone (VIDEO)

Delo.autor

ARSENAL NISET DREJT SHBA/ Arteta nuk ka në dispozicion plotë 10 futbollistë

F.autor

Leave a Comment