Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI ZYRTARIZON BLERJEN E RE/ Mbrojtësi Ndreca: Do bëjmë gjëra të mëdha, më bindi…

Skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar blerjen e Edison Ndrecës. Klubi verilindor me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” kanë zyrtarizuar blerjen e tyre më të re Edison Ndrecën, ku ish-lojtari i Bylisit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. 26-vjeçari ka mbajtur më parë veshur fanellat e Laçit, Besëlidhjes, Burrelit, Teutës, Kastriotit dhe së fundmi me Bylisit.

Me skuadrën ballshiote gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje nga ku realizoi 6 gola dhe dhuroi 1 asist.

Gjithashtu mbrojtësi ka folur edhe për kanalet zyrtare të klubit duke deklaruar se u bind nga projekti dhe objektivi i klubit:

“Objektivat e Kukësit dhe rojekti qe klubi ka, më bindi dhe ma bëri më të lehtë zgjedhjen. Shpresoj që së bashku të bejmë gjëra te mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërise. Për mua është kënaqesi që të veshë fanellën e Kukësit dhe do të japë më të mirën time! Forca Kukësi”, tha Edison Ndreca.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

“Zyrtare! Edison Ndreca eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi Edison Ndreca eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mbrojtesin 26 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

⚽️ Ndreca vjen ne klubin e Kukesit nga skuadra e Bylisit qe sezonin e fundit ishte ne Kategorine Superiore. Ndreca eshte njohes i mire i kampionatit tone teksa ka qene pjese e skuadres se Teutes, Lacit e Kastriotit. Ne sezonin e fundit me fanellen e Bylisit, mbrojtesi Ndreca u aktivizua ne 32 ndeshje duke shenuar 6 gola dhe duke dhene 1 asist.

🤝 Klubi i Kukesit i uron Ndreces shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Edison!

“Objektivat e Kukesit dhe projekti qe klubi ka, me bindi dhe ma beri me te lehte zgjedhjen. Shpresoj qe se bashku te bejme gjera te medha dhe te rikthejme titullin kampion ne Kukes dhe Kupen e Shqiperise. Per mua eshte kenaqesi qe te vesh fanellen e Kukesit dhe do te jap me te miren time! Forca Kukesi”, tha Ndreca ne fjalen e tij te pare si futbollisti yne.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Edison Ndreca

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.83 m

Pozicioni: Mbrojtes i majte

Klubet e mëparshme: Laci, Burreli, Beselidhja, Teuta, Kastrioti, Bylis

➡️ https://fk-kukesi.al/…/edison-ndreca-eshte-zyrtarisht…/

📸 Powered by @photosport.al”

Related posts

NUK NDALET ME REKORDET PERSONALE/ “Pleshti” është vetëm 7 gola larg nga… (STATISTIKAT)

Delo.autor

“KËSHILLON” BARCELONËN/ Ish-sulmuesi Cassano: Nëse të duhet një lojtar i ri dhe i fortë, merr mbrojtësin e…

Delo.autor

“AI MIU I KANALEVE DHE XHUXHI HORMONAL”/ Zbulohen bisedat skandaloze ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment