Bundesliga Futboll

Hertha-Mainz, ja pse ndeshja në “Olympiastadion” nuk premton gola

Pas katër ndeshjesh pa asnjë fitore në 2018-ën (3 barazime, 1 humbje), Hertha ka marrë një fitore të papritur në fushën e Bayer Leverkusen fundjavën e kaluar. Ky rezultat i pozicionon ata në vendin e 11-të të renditjes me 30 pikë. Mainz, nga ana tjetër, po lufton për mbijetesë dhe mban vendin e tretë nga fundit i klasifikimit. Gjithashtu, Mainz, që nuk ka fituar asnjë nga 11 takimet e kampionatit që ka luajtur në transfertë, ka qenë në avantazh pas pjesës së parë në vetëm 2 nga 22 takimet e luajtura deri tani në kampionat.

Një fitore do t’i ndihmonte miqtë të dilnin nga zona e rënies nga kategoria dhe trajneri Sandro Schwarz ka dashur ta motivojë ekipin me këto fjalë: “Duhet të kemi besim te njëri-tjetri dhe se mund t’ia dalim”. Mainz, gjithsesi, nuk do ta ketë të lehtë duke parë se ka marrë vetëm 1 fitore në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ka marrë vetëm dy fitore në fushën e Hertha-s që nga 2004-a. Në gjashtë përballjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave janë shënuar më pak se 2 gola për ndeshje.

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Real Madrid ka arritur një marrëveshje me Barcelona-n. Ja emri dhe detajet…

Delo.autor

“I LINDUR PËR DASMA”/ Te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

KIMMICH ULËRITI NË TUNEL, MULLER KËRKON FALJE/ Ja prapaskenat nga disfata e Bayern në Kupën e Gjermanisë…

Delo.autor

Leave a Comment