Seria A vlerësoi 5 pritjet e spikatura të javës së 24-t ku bie në sy prezenca e 2 portierëve të Kombëtares shqiptare Strakosha e Berisha përkrah legjendës së portës italiane, Bufon. Forma e mirë e kuqezinjve në elitën e futbollit europian, është tashmë fakt. Javë pas jave, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po tregojnë vazhdimësi duke mbrojtur kuadratin e bergamaskëve dhe bardhekaltërve.
I pari që shfaqet është Eterit Berisha, i cili mbajti në lojë disa herë Atalantën që të dilte me pikë ndaj Krotones. Një goditje nga distanca e gjen gardianin kuqezi të vëmendshëm i cili fluturon drejt trekëndëshit për të shpëtuar kuadratin.
Në radhë, shfaqet portieri tjetër kuqezi. Gjatë ndeshjes që Lacio u mund me Napolin, Strakosha bëri një sërë ndërhyrjesh të sakta, pavarësisht se nuk mjaftoi për të nxjerrë me pikë bardhekaltrit. Në garë, janë edhe Samir Handanoviç, Xhanluixhi Bufon dhe Nikolas i Veronës.