Futboll Seria A

Higuain te Napoli, Pjanic baba, Bonucci: Juventus pushton Netflix

Narcos, Starnger Things, Breaking Bad, Dark dhe… Juventus. Po, duke filluar nga ky moment, Juventus është pjesë e botës së Netflix, shtëpia e serialeve televizive më të mira të momentit, ku mund të shihen edhe filma apo dokumentare.

“FIRST TEAM: JUVENTUS” është titulli i dokumentarit me seri të bërë rreth bardhezinjve. dhe në fakt ata janë skuadra e parë që bashkëpunon me një platformë të tillë. Tri seri do të jenë në dispozicion që nga dita e sotme, tri të tjera do të vijnë në verë, për të jetuar sezonin që Buffon me shokë po jetojnë, edhe një herë, si protagonistë.

Gjithçka nis me fotografinë e skuadrës, që sinjalizon edhe fillimin e sezonit të ri. Në zhurmën e zërave të skuadrës që zbret nga autobusi, batuta e parë, e qartë dhe e pastër, është ajo e Massimiliano Allegri-t: “Djema, kollaret”. Rregull në fushë, rregull jashtë saj. Shaka për Cuadrado-n, Dybala që qesh, Higuain që largon një top i veshur bardhezi. Më pas, papritur, imazhet të së kaluarës:

Bonucci që feston kundër Crotone-s (dhe zëri i narratorit që, gjatë prezantimit të Matuidi, shpjegon “Duhet të kompensohet mungesa e atyre mbrojtësve të mëdhenj që nuk janë më me skuadrën”), Alex Sandro që shënon, Buffon dhe Dybala që dëshpërohen në Kardif dhe Champions League e radhës që humbet dhe më pas… e tashmja.

Villar Perosa, miqësorja me ekipin e dytë të bardhezinjve dhe fjalimi i Andrea Agnelli-t: “Kampionët më të mëdhenj të së kaluarës kanë luajtur në këtë fushë, Sivori, Baggio, Del Piero”, duke shtuar më pas se: “Është e rëndësishme që të mos përgatitemi duke menduar vetëm për Champions League, do të ishte gabimi më i madh që mund të bënim”. Ajo Champions, që kthehet gjithmonë, si një fiksim.

Related posts

Lufta mes Juventus dhe Napoli do të vendoset të mërkurën

Q.Autor

Nga 77 në 4181 euro nata, hotelet e Kievit “çmenden” për finalen e Champions-it

Sadik.Autor

“VLLAZNIA S’DORËZOHET PËR TITULLIN”/ Krymi: Gjykimi na dënoi, vetëm për fitore në Korçë

Delo.autor

Leave a Comment