Bundesliga Futboll Sport

BAYERN MUNICH NË KAOS/ Tension në dhomat e zhveshjes, lojtarët dalin kundër Nagelsmann

Bajerni nuk ka tre guar një formë të mirë në ndeshjen e fundit. Humbja 4-2 në Bohum dhe më pas 1-1 në Champions janë një tregues që 2022- shi nuk ka nisur mirë për kampionët në fuqi. Shto këtu dhe ndeshjen ndaj Fyrthit ku 45 minutat e para ishin jo të mira ndaj vendit të fundit në tabelën e renditjes.

Por në skuadrën bavareze ka dhe një problem tjetër, ai i taktikave të përdorua nga trajneri Julian Nagelsman. Robert Levandovski është njëri prej tyre.

Sipas “Bild”, polaku nuk është i vetmi lojtar i pakënaqur me skemat e 34-vjeçarit. Kujtojmë që Nagelsman ka përdorur një skemë me tre në mbrojtje dhe pesë në sulm, diçka e pazakontë për lojtarët që janë mësuar me një skemë shumë të ekuilibruar dhe pa aventura. Kampionët janë të pakënaqur!

EKSPERIMENTE

Sipas medieve gjermane, disa lojtarë kanë ende besim te taktikat e trajnerit duke i dhënë atij besim të plotë. Sidoqoftë, disa lojtarë nga mbrojtja janë të shqetësuar për skemat e përdorura.

Kjo pasi në ndeshjet e fundit ata kanë qenë më të kritikuarit duke humbur shumë duele një kundër një. Ndërkohë që reparti sulmues është gjithashtu në shënjestër për golat e pakët në ndeshjet e fundit.

Fakti që Leva është i pakënaqur është një indicie jo e vogël pasi po flasim për sulmuesin më të mirë në Bundesligë në këto 5 vitet e fundit. Një tjetër pikë që çalon është dhe ajo e të kuptuarit të taktikave të lojës gjatë një ndeshjeje.

Nagelsman është një fanatik për sa u përket taktikave. Ai ka pranuar se shpesh loja e skuadrës së tij duhet të ndryshojë në varësi të kundërshtarëve.

“Bild” shkruan se atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është ajo që ka qenë me lojtarë që fajësojnë njëri-tjetrin duke ngritur dhe tonet në raste të caktuara (pas humbjes 4-2 në Bohum).

NAGELSMAN TAKIM ME LIDERËT

Lojtarët janë të shqetësuar se këto eksperimente taktike mund të rrezikojnë eliminimin në Champions. Trajneri mësohet të ketë mbajtur një takim me Manuel Nojerin, Joshua Kimishin, Tomas Mylerin dhe Robert Levandovskin pas ndeshjes në Bohum.

Trajneri është i vetëdijshëm që taktikat e tij nuk po japin frytet që ai dëshiron dhe kjo ka çuar që në shumë ndeshje skuadra të mos marrë jo vetëm rezultat pozitiv, por dhe të pësojë shumë gola. Diçka e pazakontë për bavarezët, drejtuesit e të cilëve mund të mendojnë dhe për një largim të Nagelsmanit në fund të sezonit nëse skuadra del pa trofe.

Related posts

ZYRTARE/ Neymar do kurohet me metoda të çuditshme, ja sa do mungojë braziliani (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Nuk jemi mësuar të luajmë në atë atmosferë

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment