Futboll Seria A

Bari ka këtë plan për mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Migjen Basha është shndërruar në një nga pikat më të forta të mesfushës së Barit këtë sezon. Trajneri Fabio Groso e uli në stol shqiptarin së fundmi duke bërë eksperimente me formacionin dhe skuadra u mund.

Duke parë që edhe kontrata është në skadim, drejtuesit e Barit kanë vendosur që shqiptari të jetë në listën e futbollistëve me të cilët do të nisin bisedimet për nënshkrimin e kontratave të bashkëpunimit për një kohë edhe më të gjatë.

Migjen Basha në deklaratat e tij është shprehur shpesh se ndihet mirë te Bari, ekip i cili po synon seriozisht që të sigurojë një vend për të qenë në Serinë A sezonin e ardhshëm. Jo vetëm kaq, por Basha shihet edhe si një kapiten në të ardhmen duke parë që e ka mbajtur shiritin disa herë këtë vit.

Related posts

Gattuso: Bëmë shumë gabime, asgjë s’ka përfunduar

Q.Autor

SUPER TALENTI ITALIAN/ Edhe Juventusi në garë, Cagliari e vlerëson 50 milionë euro

Isa.Autor

MAN CITY NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë de Bryene (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment