Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ E bujshme, “legjenda” e golave është pranë stolit të Arsenal…

Arsenal ka planifikuar një takim me Thierry Henry për t’u bërë trajneri i londinezëve me synimin për të gjetur zëvendësuesin e Arsene Wenger. Mikel Arteta është kandidati kryesor, i preferuari i shefit ekzekutiv Ivan Gazidis dhe drejtorit Josh Kroenke, djali i pronarit Stan dhe në këto kushte spanjolli mendohet se do të ulet në stolin e “Emirates”, por pasi kanë folur me ish-mesfushorin Patrick Vieiera, një tjetër futbollist, që ka shkruar historinë e “topçinjve”, ka dalë si kandidat.

“Daily Mail” ka shkruar se ish-sulmues Henry, aktualisht trajneri i dytë i Belgjikës, do të takohet me drejtuesit e Arsenal dhe është rivali kryesor për Arteta, që ka qenë ndihmësi i Pep Guardiola në dy sezonet e fundit te Manchester City.

40-vjeçari Henry nuk ka asnjë përvojë si trajner i parë dhe Arteta i ka thënë miqve të tij se me 90% të mundësive do të marrë drejtimin e Arsenal.

Massimiliano Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low ishin kandidaturat kryesor të “topçinjve”, por asnjë prej tyre nuk ishte i disponueshëm, kësisoj londinezët kanë kthyer sytë nga ish-futbollistët e klubit.

Henry ka shënuar 174 gola në 254 ndeshje zyrtare me Arsenal, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Related posts

PEREZ I HAP RRUGË TRAJNERIT ZIDANE/ Juventus duhet të ndryshojë planet për teknikun

Delo.autor

OPERACIONI I BUJSHËM/ 70 milion euro plus Higuain, Juventus përgatit super ofertën për rivalët

Delo.autor

Kupa e Mbretit, Barcelona pret Valencia-n në “Camp Nou”

Q.Autor

Leave a Comment