Futboll Sport

E PAMUNDUR/ Shikoni gafën e portierit të Fenerbahces që po bën xhiron e Botës (VIDEO)

Fenerbahce mori një fitore me shumë vlera ditën e sotme ndaj Gaziantep me shifrat 2-1 në shtëpi, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte gafa e portierit Altay Bayindir.

Gardiani i Fenerbahces pësoi një gol vërtet të çuditshëm. Alexandur Maxim ekzekutoi një goditje dënimi në mënyrë shumë të zgjuar, duke goditur poshtë murit, por Altay Bayindir reagoi mjaft mirë duke e pritur topin, edhe pse kishte pamje të kushtëzuar.

Këtu ndodh e papritura. Në momentin që Bayindir merr topin shtrihet dhe e shtyn paksa afër këmbës së tij. Pikërisht kjo ishte gafa e portierit, pasi në atë moment topi kaloi vijën fatale dhe u akordua gol për Gaziantep. Vërtet e çuditshme, të bësh një pritje të tillë dhe ta fusësh topin po vetë në portën tënde.

VIDEO

Related posts

DIEGO COSTA DHE GRIEZMANN DREJT LARGIMIT/ Atletico projekton treshen “vrasëse” të Serie A në sulm, ja emrat

Delo.autor

SERIE A 2021-2022/ Ja kush e fiton titullin dhe kush bie nga kategoria…

Delo.autor

AKUZON DY SUPERFUQITË E FUTBOLLIT/ Ish-presidenti i Bayern: Po na shantazhojnë, ja çfarë skenari kanë gati

Delo.autor

Leave a Comment