Futboll

Holanda zgjedh trajnerin e ri, është ish-futbollisti legjendar

Holanda zgjedh pasuesin e Dick Adovact, i cili dështoi ta kualifikonte Kombëtaren portokalli në Botërorin “Rusi 2018”.

Do të jetë Ronald Koeman tekniku i ri i Holandës, i cili do ti drejtojë tulipanët në  Ligën e Kombeve dhe në kualifikueset e Kampionatit Europian me objektivin për ta kualifikuar Holandën në Euro 2020.

Ish-trajneri Evertonit do të nënshkruajë në orët e ardhshme kontratën që do ta lidhë me Federatën Holandeze për dy vitet e ardhshme.

Pas eksperiencave në Premier League me Southamptonin ku arriti rezultate shumë të mira dhe Evertonit nga të cilët u shkarkua si pasojë e rezultateve të dobëta, për ish-mesfushorin e Holandës tashmë nis një eksperiencë e re, ajo e trajnerit të përfaqësueses së vendit të tij.

Related posts

“EURO 2020″/ Njeriu i ndeshjes Ukrainë-Austri, mësoni të zgjedhurin e UEFA-s

Delo.autor

E PABESUESHME/ Zbuloni ku luan futbollisti që dikur konsiderohej më i mirë se MESSI

Isa.Autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Përballja që premton spektakël, ndizet Serie A

Delo.autor

Leave a Comment