Futboll Premier League Sport

YLLI I “DJAJVE TË LUQ”/ Angel Gomes: Veshët e mi u bllokuan nga zhurma e tifozëve, nuk po…

Ylli i ri i Manchester Unitedit, Angel Gomes, ka thënë se ai ishte shurdhuar përkohësisht gjatë ndeshjes së djeshme në Old Trafford kundër Huddersfieldit, të cilën “Djajtë e kuq” e fituan me rezultat 3-1.

18-vjeçari e zëvendësoi Juan Matën në minutën e 80-të të ndeshjes së djeshme kundër Huddersfieldit, të cilën “Djajtë e kuq” e fituan me rezultat 3-1. Kjo ishte paraqitja e tretë në Premierligë për Gomesin.

Tifozët në Old Trafford e mirëpritën shumë ngrohtë të riun e nxjerrë nga akademia e klubit dhe ai tani e ka pranuar se ishte habitur nga një pritje aq e mirë, duke thënë se për shkak të zhurmës, ai ishte shurdhuar përkohësisht.

“Po, është gjithmonë mirë të luash, veçanërisht kur ishe i ri, duke i ndjekur hapat e futbollistëve të tjera para teje që janë përmirësuar dhe tani janë duke luajtur aq mirë. Ishte një ndjenjë shumë e mirë për mua kur hyra në lojë dhe e dëgjova zhurmën e tifozëve”, ka thënë Gomes.

“Veshët e mi u bllokuan! Nuk po dëgjoja asgjë, por sapo hyrja në ndeshje, u ndjeva i liruar. Lojtarët më ndihmuan, ata më flisnin dhe më dhanë udhëzime. U ndjeva më mirë pas kësaj”.

“Ky është vetëm fillimi, ishte mirë. Unë dhe Jimmy Garner kemi udhëtuar edhe në ndeshjen e klubit me ekipin e parë, kështu ta bënim këtë gjë përsëri ishte shumë mirë ne”.

Related posts

LIGA E KONFERENCËS/ Të veçanta nga finalja e Tiranës mes Romës dhe Fejnordit

F.autor

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Zbulohet mesazhi i Kërcikut për Kapllanajn ne 2 të natës

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Lajm i keq nga Franca, mesfushori Laçi nuk lejohet të grumbullohet me Kombëtaren, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment