Futboll

Humb ndeshjen në Champions? Mjekët: Të mërkurën, Higuain…

Nuk mjaftoi barazimi ndaj Totenhemit, por tashmë Juventusi rrezikon të eliminohet nga Champions League për shkak të dëmtimeve të Gonzalo Higuainit dhe Bernardeschit.

Dëmtimi i argjentinasit nuk duket edhe aq i rëndë, por ai rrezikon ta humbasë ndeshjen me Atalantën, shkruan “Tuttosport”, raporton SYRI.net.

Telashet për Allegrin janë shtuar pasi ditën e mërkurë “Pipita” do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar ekzaktësisht sa do të mungojë.

“Tuttosport” shkruan se Higuain rrezikon shumë edhe përballjen e kthimit kundër Totenhemit që luhet më 7 mars në “Wembley”.

Related posts

TOTTENHAM-MANCHESTER CITY/ Pas 5 minutash lojë, Son turpëron portierin Ederson dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Nuk luan te Sevilla, Ganso kërkon largimin për Botërorin

Q.Autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Kandidati për president: Barcelona rrezikon të bëhet një Milan apo Manchester United i ri

Delo.autor

Leave a Comment