Futboll

Ideja e çmendur e menaxherit, një duel boksi mes Mourinho dhe Conte

Menaxheri i njohur i boksit, Eddie Hearn, gjatë një konference shtypi, ka deklaruar se ëndërron që një ditë të organizojë një duel boksi mes dy trajnerëve të futbollit, Jose Mourinho dhe Antonio Conte. Dy trajnerë që e urrejnë njëri-tjetrin dhe që nesër do të përballen mes tyre në sfidën klasike të Premier Leaguer mes Manchester United dhe Chalsea, në “Old Trafford”. Kjo ide e Hearn ka lindur pas debateve dhe polemikave që dy trajnerët kanë shfaqur hera-herës mes tyre në konferencat e shtypit, që sipas Hearn nuk ndryshojnë nga ringu.

Mourinho dhe Conte debatojne mes tyre gjate nje ndeshje

“Ata janë të dy trajnerë të apasionuar dhe do të më pëlqente të organizoja një duel boksi mes tyre. Do të ishte një përballje ku do të bënim shumë parà, pasi të gjithë do të dëshironin të shihnin një sfidë të tillë, e veçantë”, tha Eddie Hearn për të përditshmen britanike “The Sun”. Më tej, menaxheri i boksit, shtoi: “I kam ndjekur shpesh të dy kur flasin dhe veprojnë, ndaj jam i sigurt se një duel boksi mes tyre do të ishte diçka fantastike. Personalisht do të bëja tifo për Mourinho, që ka marrë disa leksione nga Joshua”, deklaroi Eddie Hearn.

Related posts

Inter përgatit lëvizjen shokuese për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Barcelona “pa frena”/ Katalanasit shënojnë golin e shtatë kundër Huescas

Isa.Autor

PO BËHET VIRALE/ Tifozi portugez bën veprimin qesharak, “tallet” keq me kundërshtarin francez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment