Futboll Premier League Sport

PAGUHET 500 MIJË STËRLINA NË JAVË/ Sanchez pranon: Ende nuk kam një lidhje të ngushtë me…

Sulmuesi kilian i Manchester United, Alexis Sanchez, është i vendosur të rikthehet sërish në fushë që këtë sezon pas dëmtimit që pësoi dy javë më parë. Jo vetëm kaq, por 30-vjeçari është i bindur se do të shënojë sërish, duke rikthyer buzëqeshjen edhe te fansat. I ardhur në janar të vitit 2018 nga Arsenal, sulmuesi ka luajtur në 41 ndeshje dhe ka realizuar vetëm 5 gola (2 gola në 23 ndeshje këtë sezon).

“Unë do të vazhdoj të punoj për të treguar vlerat e mia si futbollist. E di se çfarë jam i aftë të bëj në fushë, kam besim tek aftësitë e mia. United është një ekip i madh në arenën ndërkombëtare dhe dëshiroj që t’i sjell këtij klubi dhe fansave trofe në të ardhmen”, u shpreh Alexis Sanchez.

“Ende nuk kam një lidhje të ngushtë me fansat e United, ndaj dua të shënoj sa më shumë që ata të më duan dhe t’i bëj për vete. Kur humbëm vjet finalen e FA Cup nuk isha i lumtur, pasi doja që t’i gëzoja tifozët me një treofe. E kam pëlqyer këtë ekip që kur kam qenë i ri, ndaj dhe dua t’i argëtoj e kënaq fansat”, tha Sanchez, që paguhet 500 mijë stërlina në javë.

Related posts

Deshamp nuk e mori në Rusi, por ylli i Realit nuk e harron të urojë francezët (FOTO)

Isa.Autor

PLASIN “BOMBËN”/ Mediat italiane: Icardi mund të përfundojë te Milan

F.autor

Ofendime në kor kundër SHQIPTARËVE/ Shkëndija mposht Vardarin në derbi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment