Futboll

Iniesta: Luis Enrique do ishte trajner i mirë për…

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta thotë se trajneri i tyre i mëparshëm Luis Enrique do të arrinte suksese te Chelsea.

Barca do të udhëtoj për në Stamford Bridge këtë javë, ku do të takohet me londinezët në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve.

Iniesta, i cili luajti bashkë me bashkatdhetarin si një lojtar dhe nën atë si menaxher, tha “se Luis Enrique është një trajner i shkëlqyer”.

“Në Barcelonë, ai tregoi nivelin e pabesueshëm që ka arritur dhe mendoj se mund të fitojë trofe në çdo klub – kjo përfshin edhe Chelsean. Nuk do të jetë e lehtë sepse Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë.

“Por kur shihni se çfarë ka zhvilluar Enrique në Barcelonë, atëherë mendoj se është e mundur. Liga Premier është një garë e ashpër, por për mua, ai është i aftë të menaxhojë ndonjë klub të madh anglez”, tha spanjolli.

Ndryshe, trajneri ka fituar të gjitha trofetë e mundshme me katalunasit duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Chelsea dhe Barcelona do të takohen gjatë ditës së marte rreth orës 20:45.

Related posts

TIRANA ZBARKON NË TURQI/ “Bardheblutë” publikojnë pamjet fantastike gjatë udhëtimit (VIDEO)

Delo.autor

TMERROHET MOURINHO/ Juventus gati 65 milionë euro për yllin 20-vjeçar të Man United

Isa.Autor

PLAS TEK MILAN/ Lojtari braktis stërvitjen pas sherrit me trajnerin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment