Futboll

Jose Mourinho kundër ‘VAR’. Nuk është aspak i…

Trajneri i Manchester United, portugezi Jose Mourinho, ka deklaruar se VAR nuk është aspak i përshtatshëm për futbollin. “Video assistant referee” mori një vendim kundër skuadrës së tij, duke anulluar një gol në pjesën e parë të takimit që “djajtë e kuq” fituan 2-0 daj Huddersfild, dje në FA Cup, duke u kualifikuar në çerekfinale. VAR ndali në mes festën e futbollistit Juan Mata, që shënoi një gol dhe më pas u anullua për pozicion jashtë loje.

Portugezi deklaroi se është i kënaqur që teklnologjia përdoret në futboll, por ka mbetur i pakënaqur nga vendimi i padrejtë sipas tij ndaj Mata. “Është fantastike kur e vërteta del në shesh, por ka edhe probleme, si ai që ndodhi në këtë ndeshje, ku u anullua me pa të drejtë një gol. Ne e dimë që kjo teknologji është eksperimentale dhe jemi të detyrua ta pranojmë, por gjyqtari i katërt gaboi në vendimin e tij dhe kjo nuk është e drejtë”, tha Mourinho.

Related posts

I MORI BURRIN/ E dashura e Hulk letër prekëse hallës: Asnjë gjethe e vetme nuk bie pa lejen e Zotit!

Delo.autor

Serbët të pandreqshëm, sërish dhunë në derbin e Beogradit (VIDEO)

Sadik.Autor

“KUQEZI” DHE TË PERSONALIZUARA/ Mësoni domethënien e veçantë të dorezave të reja të “Gardianit” Hoxha (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment